Sport “Këpuca e Artë”, Messi kryeson garën me 64 pikë

“Këpuca e Artë”, Messi kryeson garën me 64 pikë

Pas fitores ndaj Espanyol të shtunën e kaluar, Lionel Messi ka arritur 32 gola në LaLiga Santander dhe kryeson renditjen në garën për Këpucën e Artë me 64 pikë.

Argjentinasi ka shënuar pesë gola më shumë se Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain, i cili është i dyti në garën për çmimin evropian të top-golashënuesit.

Francezi dhe kapiteni i Barcelonës janë ndjekur nga sulmuesi i Sampdoria, Fabio Quagliarella, i cili e ka dërguar topin në rrjetë 21 herë në Serie A këtë sezon.

Në vendin e katërt është Piatek me 20 gola dhe në vendin e gjashtë Lewandowski me 19 gola.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo renditet i shtati në listë me 19 gola (38 pikë) të shënuar me Juventusin në Seria A.