Lamtumirë kravatë! Tani edhe VIP-at heqin dorë prej saj dhe kthejnë sytë tek veshjet më të thjeshta. Kjo duket se është tendenca më e fundit e modës për meshkuj.
E kanë bërë Xhorxh Kluni dhe Bredli Kuper. I kanë ndjekur edhe Patrik Dempsej dhe Kit Harington, Antonio Banderas, Kuentin Tarantino dhe shumë e shumë të tjerë. Janë disa në fakt divat e kinemasë që i kanë thënë lamtumirë kravatës.
Nuk është një vendim përfundimtar, por më shumë një pauzë reflektimi.
E sigurt është që yjet kanë filluar të shfaqen pa të edhe në okazione formale, në premierat kinematografike, ceremoni ndarje çmimesh dhe mbrëmje speciale. I hapet rruga kështu veshjeve më të çlirëta dhe jo shumë impenjuese.
Rezistojnë xhaketat dhe këmishat, por tani janë pa doganë edhe trikot, bluzat apo t-shërtet. Një stil ky që duket më komod dhe më i lehtë për t’u kopjuar.