Për vite me radhë, qeveritë kanë përgatitur forca të vogla duke i specializuar në gjithçka, nga lirimi i pengjeve deri te eleminimi i armikut. Revista TIME hedh një vështrim në skuadrat ushtarake më elitare, tani dhe përgjatë historisë.
1- Skuadra e Marinsave “6 SEAL”
“Skuadra e Marinsave 6” dhe qeni i tyre morën pjesë në operacionin kundër Osama Bin Laden. Këto forca speciale janë ndër trupat më të mirë-trajnuara në botë, e kanë sfiduar vdekjen që nga vitet ‘60. Të ashtuquajturit “the SEAL” (Sea, Air, Land) Det, Ajër, Tokë, ata u krijuan në vitin 1961 nga Presidenti John Kennedy, i cili e nuhati nevojën për një luftë nën rrogoz në konfliktin në Vietnam. Më vonë, skuadra SEAL filloi të operonte në kombet e Azisë Juglindore. Në radhët e tyre ishte dhe senatori amerikan Bob Kerrey i Nebraskas, i cili shërbeu për skuadrën SEAL në Vietnam nga viti 1966-1969. Ai u vlerësua me çmimin “Zemra e Lejlajtë”, një “Yll Bronzi” dhe “Medalje Nderi” për shërbimet e tij. Që në atë kohë skuadra SEAL ka operuar në zonat kryesore ku ka konflikt, përfshirë Gjirin Persik, Bosnje, Afganistan e Irak, si dhe në operacione strategjike në Granada dhe Panama. E njëjta skuadër që vrau Bin Laden-in u përfshi edhe në kapjen e suksesshme të anijes së piratëve somalezë në prill të vitit 2009.
2- “Të pavdekshmit”
Greqisë Antike, Herodoti, i kushtoi një vëmendje të veçantë batalionit të trupave elitare të cilat i përkufizoi si “Të pavdekshmit”, një njësi ushtarake e cila gjithmonë ishte e plotësuar me 10 mijë ushtarë në radhët e tyre. Ushtria perse e asaj kohe ishte një forcë e madhe multietnike, por “Të pavdekshmit” ishin të gjithë nga provincat e Persisë Qendrore. Të pajisur me rroba shumëngjyrëshe “Të Pavdekshmit” kishin edhe harqet dhe shpatat më të mira. Mijëra vjet më vonë, Shahu i Iranit kujtoi trashëgimin e fuqishme të vendin dhe ngriti një muze të quajtur Javidan (Të Pavdekshmit). Megjithatë as ata nuk do t’i bënin ballë revolucionit islamik.
3- Brigada e Gurkhas
“Brigada Gurkhas” janë njësitë luftarake nepaleze të Ushtrisë Britanike, të quajtur kështu për shkak të një rajoni kodrinor që shtrihet nga Nepali në Indi. Ata kanë qenë pjesë e ushtrisë britanike që nga vitit 1815, kur ushtarët Gurkha u shtynë t’i bashkoheshin ushtrisë së Kompanisë Lindore Indiane për të vendosur paqen në Indinë e sapo pushtuar. Pas pavarësisë së Indisë në vitin 1947, disa regjimente të Gurkhas i qëndruan besnikë kurorës. Ata luftuan në Luftën e Ishujve Falkland, Luftën e Gjirit, me NATO-n, në Irak e Afganistan dhe janë përfshirë në misionet paqeruajtëse në të OKB-së në Bosnje.
4- “Kalorësit Hospitaler”
Këta kalorës e morën emrin e tyre nga origjina e hershme e rendit manastirit në Jeruzalem. Ata ishin murgj të cilët përdornin mburojame kryqe të zinj dhe ngjyrë argjendi, dhe përfaqësonin në mendjet e të gjithëve imazhin e luftëtarëve të veshur me metal. Për vite me radhë, këta kalorës udhëhiqnin vijën e parë në luftërat e mbretërive të vogla dhe fortesave në Tokën e Shenjtë. Epoka më e artë e këtyre kalorësve nuk ndodhi afër Jeruzalemit, por në mes të Mesdheut, në ishullin e Maltës, që për një numër shekujsh, kalorësit – të njohur edhe si Kalorësit e Maltës – e drejtuan si të ishte vendi i tyre. Në vitin 1565, një ushtri osmane u përpoq të pushtonte dhe të merrte ishullin, por Kalorësit e zmbrapsën sulmin pas 5 muajsh lufte brutale. Fitorja krijoi idenë e pathyeshmërisë së tyre në Europë duke e bërë të përjetshme legjendën e kalorësve të Maltës.
5- “Shërbimi Special Ajror”
Shërbimi Special Ajror (SAS) fillimisht u krijua në shkretëtirat e Libisë në vitet ‘40. Kjo degë e ushtrisë britanike u projektua për tëdepërtuar dhe operuar prapa linjave të armikut në Afrikën e Veriut, dhe korri suksese. SAS shkatërroi qindra avionë nazistë dhe liroi një numër të pafundmë të burgosurish të vendeve aleate. U përpoq edhe të rrëmbente Marshallin Ervin Rommel, komandantin kryesore të nazistëve gjermanë në Afrikë, por pa sukses. SAS mori pjesë në një numër të madh konfliktesh në të gjithë botën, përfshi edhe fundin e rrethimit të ambasadës iraniane në Londër në vitin 1980. Tani ata dërgohen në zona ku ka konflikt, si në Irak, Somali dhe Afganistan, për të shpëtuar pengjet dhe kapur armiqtë. Motoja e ushtrisë SAS është “Kush guxon fiton”. Kjo moto është bërë pjesë edhe e kulturës popullore britanike.
6- “Beretat Jeshile”
Beretat Jeshile përbëjnë njësinë më elitare të Ushtrisë Amerikane. E formuar në vitin 1952, Forcat Speciale janë të përgatitura e të specializuara për t’i bërë ballë kryengritësve dhe kanë qenë thelbësore në mundjen e një numri të madh armiqsh, që nga guerrilasit në Vietnam e deri tek lordët e drogës në Kolumbi. Motoja e tyre është “De Oppresso Liber” (Lirimi i të shtypurve”. Beretat Jeshile kanë gjithashtu aftësi gjuhësore, kulturore, diplomatike, politike dhe taktika psikologjike si për shembull përhapja e një informacioni fals, gjë që e rrit më shumë profesionalizmin e ushtarëve amerikanë. Ata kohët e fundit janë përdorur për trajnimin e trupave të huaj në Afganistan kështu që vendi mund të kujdeset vetë për operacionet e sigurisë.
7- “Garda Varangian”
Varangianët mendohet të jenë pasardhës të Vikingëve të hershëm.Nivelet e tyre të ashpra të betejave, i bënë mercenarët varangianë të bëhen pjesë e ushtrive më të fuqishme të botës mesdhetare. Në shekullin 11 pas Krishtit, perandori i fuqishëm bizantin Bazili II mblodhi rreth vetes një grup truprojash varnagianë. Për dy shekujt e ardhshëm, Varangianët u radhitën në mesin e trupave ushtarake më të fuqishme të asaj kohe, të pajisur me veshje e mburoja të blinduara dhe shpata të mëdha.
8- “Hashishin”
Në shekujt 12-13, sekti shiit gjeti zërin politik dhe ushtarak në formimin e Hashishin. Kur në Lindjen e Mesme shpërtheu lufta, gjatë Kryqëzatave, me dyndjen e pushtuesve turq, UshtriaHashishin – emri i së cilës erdhi nga ritualet e caktuara me hashash – i bëri ballë pushtuesve të krishterë dhe dinastive turke që kishin pushtuar pjesën më të madhe të botës arabe. Hassan-i-Sbah ngriti kështjellën më të famshme të ushtrisë Hashishin në shekullin e 11, ku shtrihet Irani i sotëm. Për një kohë të gjatë Hashishin kishte dhe drejtonte edhe mbretërinë e vet në male, me një numër të madh ushtarësh që mbronin kështjellën. Gjithashtu ata ishin të specializuar në artin e vjedhjes si dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë. Gjuha angleze ka krijuar fjalën “assassin” (vrasës) nga emri i ushtrisë Hashashin.
9- Forcat Speciale Izraelite
Forcat Speciale Izraelite, që u formuan në vitin 1948, tani bëjnë pjesë në trupat elitare antiterroriste. Ata formojnë vijën e parë të mbrojtjes të shtetit hebre dhe kanë emra njësisht si “Gjarpërinjtë me krahë”, “Tigrat fluturues”, “Lakuriqët e natës” etj. Këto forca kanë marrë pjesë në operacionet klandestine si në Izrael ashtu dhe në territorin armik,duke përfshirë bastisjen e famshme në Entebe: shpëtimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga guerrilasit palestinezë që kishin rrëmbyer dhe një avion francez që ishte nisur nga Tel Avivi dhe e dërguan atë në Ugandë. Një nga aksionet e tyre të fundit, të ndërmarrë në maj të vitit 2010, forcat speciale zbuluan anijen turke Mavi Marmara, që u përpoq të thyente bllokadën izraelite në Rripin e Gazës. Aty mbetën të vrarë 8 shtetas turq. Ndaj trupave speciale izraelite u ngrit akuza për vrasjen e personave që nuk kishin nxitur dhunë. Por sipas izraelitëve kjo nuk thyente ligjin ndërkombëtar.
10- “Xhaguarët”
Në kulturën azteke (vend në Meksikën Qendrore), të ashtuquajturit “Xhaguarët” ishin kalorës të shoqërisë. Sigurisht që ata nuk kishin kuaj dhe armatura me shkëlqim, por ata vishnin lëkurën e zezë të xhaguarëve. Në vend të shpatave, këta luftëtarë përdornin sopatat. Të dhënat historike tregojnë se Xhaguarët komandonin hierarkinë politike në Aztek dhe luftuan egërsisht kundër pushtuesve spanjollë. Por sopatat dhe shkopinjtë e tyre me gjemba nuk mundën t’i bënin ballë armatimeve të spanjollëve.