Extra A është në rrezik marrëdhënia juaj?

A është në rrezik marrëdhënia juaj?

Nicole Yi, gazetare amerikane, ka zhvilluar një sondazh tek gratë për të zbuluar se si e kuptonin ato që lidhja e tyre nuk mund të vazhdonte më. Më poshtë janë listuar gjashtë  sjelljet dominuese që dolën në përfundim të këtij sondazhi.

 Ju keni vlera të kundërta nga njëri-tjetri

Thuhet se të kundërtat tërhiqen, por nëse keni vlera, norma morali dhe ide të ndryshme, mos investoni më kohë në këtë marrëdhënie. Ju thjesht do të harxhoni kohën tuaj sepse personi që keni në krah nuk do ju kuptojë kurrë.

Debatoni shumë shpesh

Nëse ziheni shumë shpesh, edhe për gjërat më të vogla, nuk është një shenjë e mirë. Ju nuk kuptoni perspektivat e tjetrit dhe kapeni pas gjërave mjaft absurde.

Nuk e pëlqeni familjen e partnerit

Nëse partneri juaj e ka shprehur hapur “urrejtjen” ndaj familjes tënde atëherë është thjesht çështje kohe para se t’ju humbë durimi. Sigurisht që ka raste kur, edhe pse ju mund të urreni familjet e njëri-tjetrit, të jeni të lumtur bashkë, por kjo kërkon shumë durim.

Nuk komunikoni me njëri-tjetrin

Çiftet më të lumtur janë ata që flasin bashkë për të zgjidhur problemet ose mosmarrëveshjet dhe për t’i treguar shqetësimet e veta tjetrit.

E kaluara juaj përbën një problem

Shpeshherë partneri mund të tregojë xhelozi për ish-ët tuaj dhe t’ua përmendë shumë shpesh këtë temë. E gjitha ka një limit, nuk mund të rrini me një person që nuk ju beson dhe e ka problem çfarë ti ke kaluar në të shkuarën tënde.

 

Marrëdhënia juaj bazohet vetëm tek tërheqja fizike

Sigurisht që të jesh i tërhequr fizikisht pas partnerit është një plus, por nëse mes jush nuk ka ndjenjë, atëherë kjo lidhje do dështojë me siguri.