Pas 11 vitesh martesë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie u divorcuan dhe publiku ende flet për ta.
“Natyrisht, unë nuk jam ekspert për ta shpjeguar këtë çështje (divorcin). Do të bëja diçka ndryshe? Pasi kam humbur gruan e dashur, divorcuar pas 11 vitesh martesë, këto janë këshillat e mija për të gjithë njerëzit … Kjo është ajo që unë do të bëja ndryshe”, tha aktori dhe renditi:
– Gjithmonë dhe në çdo rrethanë duhet kujduar për të.
– Duhet të punoni për ta dashur veten.
– Duhet të bini në dashuri me gruan tuaj pa pushim.
– Përqëndrohuni te e mira e saj.
– Mos u përpiqni ta ndryshoni.
– Nuk është puna e saj për t’ju bërë të lumtur – duhet ta bëni vetë.
– Asnjëherë mos iu qasni të zemëruar gruas suaj për diçka të papëlqyeshme që ajo mund të bëjë.
– Qëndroni me të, në të mirë dhe në të keq.
– Mos jini një njeri vazhdimisht serioz dhe i vështirë.
– Kushtojini vëmendje asaj çdo ditë.
– Mos u bë idiot!
– Bëhuni të prekshëm para saj. Ajo është gruaja juaj.
– Gjithmonë jini të ndershëm me të.
– Asnjëherë mos shikoni prapa në të kaluarën, mos u ankoni për gabimet e saj të vjetra.
– Gjithmonë zgjidhni dashurinë! Martesa nuk është diçka e dalë nga një përrallë e tipit “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë.” Çdo martesë ka uljet e ngritjet e veta.