Bota Teknologjia në policinë amerikane, 50 arrestime me dron

Teknologjia në policinë amerikane, 50 arrestime me dron

Tashmë dronët po përdorën për të ndihmuar forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbrojtur qytetarët, duke kryer operacione policore sa më të saka.

Bëhet fjalë për një komisariat në qytetin Cula Vista në Kaliforni, i cili është pjesë e një projekti pilot për përdorimin e dronëve në ruajtjen e rendit.

Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka autorizuar për herë të parë një komisariat, që të përdorë drone në operacinet e veta policore që kapin një rreze veprimi prej rreth 65 km që nga pika e nisjes.

Droni pilotohet në vendngjarje dhe oficerët e policisë mund të marrin pamje nga vendngjarja drejt e në telefonat e tyre celularë. Sipas autoriteteve amerikane të rendit përdorimi i dronit është një mënyrë për të marrë më shumë informacione dhe për të mbrojtur komunitetin.

Që nga muaj tetor i vitit 2018, përdorimi i dronit ka bërë të mundur që policia të ndihmohet në kryerjen e 50 arrestimeve.