KORÇE-Një 34 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë, pasi e fejuara nuk ka pranuar që të vazhdojë lidhjen.
Olgert Miho ishte ndarë nga e fejuara prej rreth një muaji, ndërsa sot në mëngjes kishte shkuar në banesën e saj për të kërkuar që të rikthehej sërish, por është refuzuar.
Në kushtet depresioni dhe në gjendje të dehur, 34 vjeçari është lyer me benzinë dhe i ka vendosur flakën vetes në katin e pestë të pallatit të së fejuarës para syve të saj në lagjen nr. 10.
Flakët kanë qenë fatale për 34-vjeçarin, ndërsa nga tentativa për ta shpëtuar ka pësuar djegie ish-vjehrra dhe ish-kunata e tij, të cilat u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës së parë.