Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Basha, shprehet se opozita do të jetë në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë.
“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, deklaroi Basha.