Aktualitet Han i Hotit, sekuestrohen 66 kg kanabis, në kërkim poseduesit

Han i Hotit, sekuestrohen 66 kg kanabis, në kërkim poseduesit

Rreth 66 kg kanabis  e ndarë në 4 çanta u sekuestruan këtë të enjte nga policia e Shkodrës në pikën kufitare  të Hanit të Hotit, në vendin e quajtur Hidrovorit, në Malësi të Madhe.

Policia bën me dije se gjatë operacionit për krehjen e zonës u gjetën 4 çanta me kanabis.

Ndërkaq vijojnë punimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa hetimet i janë referuar dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.