Këshillat e doktorëve dhe të ekspertëve më të mirë se si të dobësoheni,të ushqeheni shëndetshëm dhe të jetoni gjatë
Një dietë shfaqet, e një tjetër zhduket. A u ngjajnë trendet e dietave, modës së veshjeve, dhe a ndryshojnë ato me të njëjtën shpejtësi. Strategjitë më të mira për rënien nga pesha janë ato që i rezistojnë testit të kohës. Më poshtë kemi rradhitur 25 këshillat më të mira klasike nga ekspertët e shëndetit dhe mënyrës së të ushqyerit. Këto strategji janë të garantuara që nuk dalin kurrë nga trendi i kohës.
1. Mos e shmangni mëngjesin
“Hani mëngjes. Do t’ju japë energji përgjatë ditës dhe do të mbajë dietën tuaj nën kontroll,” thotë doktor Mehmet Oz.
2. Copëtojeni ushqimin, mos e gëlltisni atë
“Sidomos kur hani ëmbëlsira përdorni rregullin e 3-shit. Ndajeni ushqimin, hani tre pjesë dhe më pas lëreni pirunin në tavolinë’.
3. Vazhdoni të digjni kalori
“Gjatë ushtrimeve fizike, mos pushoni më shumë se 30 sekonda ndërmjet ushtrimeve. Kjo është një mënyrë e mirë për të djegur sa më shumë kalori’.
4. Shmangni ushqimin natën vonë
“Mbaroni së ngrëni 3 orë përpara se të flini. Metabolizmi juaj ngadalësohet dhe nëse hani pak para se të shtriheni për gjumë, stomaku juaj do ta ketë të vështirë të tresë ushqimin e konsumuar’.
5. Mos harroni girat
“Duhet patjetër të rrisni nivelin e ushtrimeve fizike. Duke bërë pak ushtrime për muskujt jo vetëm që tonifikon trupin tuaj, por përshpejton dhe metabolizmin’.
6. Kontrolloni dëshirat tuaja
“Përpara se të hani pyesni veten: A jam i uritur? Duhet të shmangni ushqimet që i shikoni në moment dhe ju lind dëshira për t’i ngrënë”.
7. Bëni gjumë të mirë
“Flini të paktën 6-8 orë në ditë. Pa një gjumë të mirë mund të keni rezultate jo të mira në peshën tuaj. Gjithashtu mos harroni të bëni dhe 2-3 minuta ushtrime për frymëmarrjen gjatë ditës”.
8. Bëjeni vetë drekën dhe merreni me vete
“Sipas një studimi të kryer në vitin 2012, personat me dietë që zgjedhin ta marrin drekën me vete të paktën një herë në javë, kanë gjasa të bien më shumë në peshë”.
9. Trajnoni mendjen tuaj
“Duhet të jeni të vetëdijshëm për kilogramët që synoni të bini. Truri i njeriut di ta bëjë dallimin mes asaj ku jeni dhe ku doni të jeni, kështu që duhet të jeni më specifikë’.
10. Konsumoni jeshilllëqe
“Hani me rregull. Përpiquni të konsumoni sa më shumë perime dhe në këtë mënyrë do të merrni më pak kalori”.
11. Përdorni metoda të ndryshme
“Ka disa metoda që ju rikujtojnë për peshën tuaj. Sipas dietologëve ata që duan të bien në peshë e masin veten në peshore të paktën 1 herë në javë. 78% e tyre nuk e shmangin kurrë mëngjesin. 62% limitojnë qëndrimin përpara televizorit deri në më pak se 10 orë në javë’.
12. Mos u tundoni nga ushqimet mes vakteve
“Përpiquni të hani çdo tre-katër orë ushqime jo të rënda sa për t’iu shmangur tundimit,” thotë dietologia Pamela Peeke.
13. Konkretizoni synimin tuaj
“Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj asaj që doni të arrini. Si për shembull, të bëni një foto vazhdimisht për të parë rezultatet është diçka që do t’ju mbajë të motivuar”.
14. Kërkoni shumë nga vetja
”Duhet të përpiqeni të dilni nga zona e rehatisë përsa i përket zakoneve të ngrënies”.
15. Planifikoni “ditën e hiles”
“Është e pamundur që t’i rezistojmë për një kohë të gjatë dëshirave tona për ushqime të caktuara, kështu që programoni një ditë që të konsumoni çfarë të dëshironi”.
16. Mbani shënime
“Mbani një ditar ushqimor. Sipas një studimi të kryer në vitin 2012, femrat që mbajnë ditar bien më shumë në peshë se sa ato që nuk e përdorin’.
17. Përdorni krahët
“Kur bëni ushtrimet për rënien në peshë, përdorni edhe krahët, me pesha të lehta për të rritur djegien e kalorive”.
18. Mos bëni kurrë pazar kur jeni të uritur
“Dalja në Pazar me stomakun plot është një mënyrë e mirë për të marrë vendime të dobishme për ushqimet që doni të blini”.
19. Thojini pijeve freskuese me sheqer
“Duhet t‘i thoni jo pijeve freskuese dhe t’i shmangni ato. Nëse pini rregullisht pije freskuese që përmbajnë sheqer muskujt tuaj do ta djegin më ngadalë shëndetin”.
20. Konsumoni fibra dhe proteina
“Kënaqeni veten me sa më shumë perime, arra, fara luledielli dhe proteina, sa që të ndiheni të ngopur për të konsumuar ushqime të tjera”.
21. Shmangni kripën dhe pijet e gazuar
“Shmangni natriumin, sepse do ju fryjë stomakun e do iu bëjë të bosh për orë të tëra gjatë ditës”.
22. Përdorni testin e mollës
“Nëse nuk jeni të uritur të mjaftueshëm sa për të ngrënë një mollë, atëherë nuk jeni të uritur aspak”.
23. Mos konsumoni karbohidrate pasdreke
“Të mos konsumosh karbohidrate pas drekës është një nga rregullat më të vështira për t’u ndjekur. Por nëse e ndiqni këtë udhëzim, atëherë do të bini në peshë’.
24. Vini në punë matematikën
“Shtojini një zero peshës suaj dhe përdoreni atë për të gjetur sasinë e kalorive që duhet të humbni”.
25. Ecni gjatë ditës
“Pas çdo vakti mundohuni të bëni një shëtitje 15 minuta në këmbë për të djegur në mënyrë të shpejtë 100 kalori”.