“Niveli i besimit qytetar në qeveritë dhe politikat në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor (BB) është alarmant, pasi 60% e qytetarëve nuk u besojnë qeverive, parlamenteve dhe sistemeve gjyqësore, sipas gjetjeve të edicionit të ri të Barometri Ballkanik, bazuar në të dhënat e vitit 2018”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke ju drejtuar pjesëmarrësve në Forumin e 7-të të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Sipas të njëjtit përfundim, qytetarët e rajonit besojnë se shoqëria civile është instrumenti më funksional që mund t’i mbajë qeveritë të përgjegjshme – një në çdo dy qytetar beson se shoqëria civile mund të luajë një rol kritik ndaj veprimeve të qeverive, më mirë se mediat apo parlamentet. Pra, duke qenë se besimi i qytetarëve është te organizatat e shoqërisë civile, duke pritur që ata të ushtrojnë presion ndaj qeverive dhe të kenë një qasje kritike, ata duhet të përqëndrohen në katër elementë kryesorë: te sundimi ligjit; forcimi i institucioneve; ushtrimi presionit civil, duke mos i lejuar të shkelen (sundimi ligjit dhe institucionet); dhe së fundi, për të mos u bërë peng i fondeve të qeverive që aktualisht blejnë hapësirën kritike. Shoqëria civile nuk ka nevojë të bindë askënd për rolin e vet të pazëvendësueshëm, sidomos në rajonin tonë. Ata duhet të veprojnë sipas fuqisë që ata kanë”.
Bregu ftoi OSHC-të që të punojnë me RCC dhe rajonin në zhvillimin e strategjisë së re të Evropës Juglindore 2030.
Luca Jahier, kryetari i Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (EESC), organizatori i ngjarjes, Sokol Dedja, Zëvendësministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dhe Angelina Eichhorst, Drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimi i Veprimit të Jashtëm (EEAS) morën pjesë në seancën hapëse të Forumeve së bashku me Sekretaren e Përgjithshëm të RCC, duke shprehur pikëpamjet e tyre mbi angazhimin e shoqërisë civile në BB.
Luça Jahier e ESC-së theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në promovimin e pajtimit në rajon, duke nënvizuar mbështetjen e tij ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) si “në interes të të dy partnerëve tanë nga BB dhe BE dhe duhet mbetet një nga prioritetet e BE-së”.
Zëvendësministri shqiptar Sokol Dedja tha se legjitimiteti i demokracisë sigurohet vetëm përmes pjesëmarrjes së shoqërisë civile, duke shtuar se ata janë të përkushtuar për “një përfshirje të mirëfilltë të OShC-ve për të siguruar mbështetjen popullore të reformave dhe për t’u siguruar që këto reforma të jenë të qëndrueshme”.
Angelina Eichhorst e EEAS shprehu mbështetjen e saj të plotë për organizatat e shoqërisë civile, duke përsëritur se ata “janë çelësi për nxitjen e angazhimit më të fortë ndaj një ndryshimi në kulturën politike”.