Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditen e sotme ka vendosur të shtyjë për javën tjetër kërkesën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për ngritjen e një komisioni hetimor të posaçëm në lidhje me tragjedinë çame.
Partia Socialiste dhe lëvizja Socialiste për Integrim janë shprehur kundër kësaj kërkesës, duke theksuar se kjo kërkesë është jashtë juridiksionit të tyre dhe se hetimi për gjenocid është penal.
Nisur nga kjo situatë konferenca e kryetarëve vendosi ta shtyjë kërkesën për javën tjetër pasi të bëhen edhe konsultime të mëtejshme.