Të paktën një herë në jetë u ka ndodhur të gjithëve: jemi duke folur me dikë, kur papritur, duke dashur të përdorin një fjalë të veçantë, na shpëton një tjetër me kuptim krejt të kundërt.
E korrigjojmë menjëherë në çast, duke u ndier paksa në siklet, pastaj vazhdojmë pa e ndërprerë bashkëbisedimin. Ky është lapsusi i njohur i gjuhës, ose më saktë përdorimi i paqëllimshëm i fjalëve të gabuara karshi asaj që do të dëshironim të thoshim, që në shumë raste shkaktohet nga arsye të panjohura.
Një gabim mund të ndodhë në mënyrë të parrezikshme dhe fiziologjike, por ka raste kur kjo ndodh më shpesh, zakonisht në momentet më pak të përshtatshme: për shembull, quhet partneri me emrin e një ishi, ju përdorni një fjalë negative dhe e zëvendësoni atë me një fjalë pozitive në një takim pune, ose në një diskutim me një mik.
Kjo ndodh zakonisht kur po kaloni një periudhë të gjatë stresuese, angazhuese në disa fusha, me shumë emocion ose kur keni rënë në mendime: në të gjitha këto raste ajo zvogëlon vigjilencën, ndërgjegjja ulet dhe impulset e pavullnetshme mund të përfitojnë nga rasti për t’u shprehur. Këto lloj ngjarjesh nuk duhet të nënvlerësohen, sepse zbulojnë praninë e një “ferri” te ne, që kërkon medoemos të merret në konsideratë dhe na lajmëron se duhet ta njohim më mirë veten. Në fakt, këto “skena të vërteta të fshehta” mund të shqetësojnë shumë ata që na rrethojnë.
Boshllëqet e tjera
Detyrimi i emrave: ndodh zakonisht që nuk na vjen menjëherë ndërmend emri i disa personave ndërsa flasim. Tregoni ndjenjat në çështjet që lidhen me ta.
Hutimi: keni harruar të bëni diçka të caktuar dhe keni lënë pas prova inkriminuese. Ato tregojnë një refuzim të pashprehur ose dëshirën për t’u zbuluar.
Humbja: ndodh që të humbasin gjëra të rëndësishme (numra telefoni, dokumente) në momente të rëndësishme. Kjo tregon rezistencë ndaj ndryshimit, ose e kundërta nxitje të fortë ndaj saj.
Gafat: ndonjëherë thuhen gjëra (opinione, batuta) të tepruara, për të cilat mendohesh vetëm pasi i ke thënë. Kjo tregon paragjykim të thellë dhe kundërshti të pashprehur.
Kurrë nuk duhen mohuar. Gabimet mbajnë firmën tonë!
Gabimet e rastit mund të jenë gabime të thjeshta. Kur shpeshtohen atëherë mbartin një mesazh. Ju duhet të orientoheni rreth tyre.
Të ngjashme me ëndrrat
Trajtojini lapsuset si ëndrrat, duke u përpjekur t’i merrni kuptimin. Kjo është një mundësi për ta njohur më mirë veten dhe të fitoni shumë liri në të shprehur.
Frenojini dhe mund t’i parandaloni
Duke folur shumë shpejt, në mënyrë të shqetësuar, dhe duke përdorur gjithmonë një gjuhë të standardizuar ose formale, është terreni i duhur për të bërë lapsuse. Ngadalësoni të folurën dhe zgjidhni një mënyrë më personale.
Nëse e tejkaloni, përpiquni t’i rregulloni
Nëse lapsuset tuaja vijnë nga një emocion i dukshëm, në ndihmë mund t’ju vijë psikoterapia, që mund t’ju ndihmojë të ushtroni një kontroll më të mirë me veten.
Shenjat e gishtave
Nëse ju shpëton një lapsus, edhe “domethënës”, mos e fajësoni veten. Mos i lejoni të tjerët t’ju sulmojnë ose t’ju kuptojnë. Kërkoni falje, por mos harroni se edhe lapsusi është pjesë e juaja dhe duhet të respektohet.