Nga Skerdilaid Sulozeqi
Djegia e mandatit!
Jam mesuar te jem korrekt me njerezit, e te trokas kur hyj ne nje dere.
Jam mesuar te them faleminderit dhe te lutem, te ndihmoj sa mundem te moshuarit, grate dhe femijet e cdo mik e shok.
Jam mesuar te respektoj miqte, e te mbaj fjalen.
Jam mesuar ta dua Partine Demokratike qe femije.
Jam mesuar te besoj te njerezit dhe kur nuk njihem shume me ta.
Une dogja mandatin e deputetit, refuzova miliona dhe privilegje personale per besnikeri dhe moral, per njerezit qe me kane besuar dhe votuar.
Faleminderit te gjithe votueseve dhe banoreve te Sarandes, Ksamilit, Berdeneshit, Shelegarit e gjithe zonave perreth qe me kane respektuar e votuar.
Faleminderit te gjithe shokeve e miqve te mij te shumte per cdo interesim qe kane shfaqur ndaj meje.
Interesi im i kalon kufijte e personales ne momentin qe besoj te parimet dhe vlerat.
Dua qe ashtu sic une jam krenar per tim ate, te jene dhe femijet e mi per mua.
Sic besoj qe Lulzim Basha, forumet dhe kryesia e partise ka besuar te ata njerez qe i vendosi ne lista, tani me shtohet bindja qe me tej duhet ecur me njerez qe kane dhene dhe japin prova, jo me lojtar borxh sic u be ne listen e Partise Demokratike ne Qarkun e Vlores, te cilet braktisen anijen. O mbytemi te gjithe o shpetojme te gjithe, eshte parimi.
Kurre me me lojtare borxh!
Nuk gjykoj kerrkend qe e pranoi, madje nder ta ka djem shume te mire, por secili eshte zot i vetes dhe ka gjykimin e vete.
E se fundmi une besoj se Shqiperia do eci perpara me Lulzim Bashen kryeminister dhe Partia Demokratike do jete promotori i zhvillimeve ne vend, per ta bere Shqiperine si gjithe Europa.