Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb”, prej ku ka rrëfyer publikisht për herë të parë arsyen se përse nuk publikon asnjë foto të vajzës së tij.
Besi ka pohuar se nuk ka të bëjë aspak me syrin e keq, por së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj dëshiron që kur të rritet, Ajka ta vendosë vetë nëse dëshiron që të bëhet e famshme apo jo.
“Nuk është çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është një marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë. Fëmija im do të rritet dhe të bëhet vetë frymëzim për jetën e tij. Ne të dy jemi kundër postimit të fotove në Instagram. Ndonjëherë kur shikojmë ndonjë foto themi af sa bukur ka dalë ta kishim hedh këtë foto. Aktualisht Ajka ka nevojë të rrite ka nevojë të marri nga natyra të gjithë pjesën që i takon të marri.
Unë kam qenë në sallë gjatë momenti që Xhensila ka lindur dhe i kam prerë kërthizën Ajkës. Të gjithë po më thonin dhe kishin frikë që të rrija aty. Erdhi një doktor dhe më tha ‘ore mos po të gje’ gjë sepse kishte shkuar një boksier dhe nusja e tij po lindte dhe atij i kishte rënë të fikët”.
Kallaku po ashtu foli edhe për vështirësitë më të mëdha që ka hasur gjatë 16 viteve karrierë: “Në fillimet e mija unë vija me fugon, me autobus, ikja me ambulancë në Fushë-Krujë. Flija te Piramida. Unë nuk kisha asgjë në Tiranë. Flija te tavolina e punës në darkë sepse nuk gjeja makinë për t’u kthyer në Fushë-Krujë. Të nesërmen çohesha, laja sytë dhe shkoja te kafja dhe u thoja të tjerëve, tani sa erdha nga Fushë-Kruja.”