Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur ta festojë ndryshe këtë të diel të Pashkëve.
Ai ka zgjedhur të vizitojë Kishën e Shën Ndout në Laç, një nga vendet e shenjta te besimtarëve të krishterë dhe jo vetëm. Nga Kisha e Laçit, Basha përcolli mesazhe urimi për këtë ditë, ndërsa u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si ditë shprese për t’u bashkuar kundër padrejtësive dhe për të çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, siç u shpreh Basha.
“Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët te Kisha Shën Ndout në Laç. Ju uroj të gjithë biesimtarëvbe katolikë dhe ungjillorë gëzuar për shumë vjet Pashkët. Sot nga Kisha e Shën Ndout lutem për bashkëqytetarët e mi, për ata në nevojë, për të sëmurët dhe familjarët e tyre. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë ditë e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë nën drejtimin e zotit fuqiplotë. Kam një urim për të gjithë shqiptarët që zoti të na ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për një Shqipëri të paqes, të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, u shpreh Basha.