Bota Ukraina themelon Kishën e saj: Lamtumirë Patriarkanë e Moskës!

Ukraina themelon Kishën e saj: Lamtumirë Patriarkanë e Moskës!

Udhëheqësit ortodoksë të Ukrainës njoftuan nga Kievi formimin e një kishe unike në vend, të pavarur nga Patriarkana e Moskës, duke zgjedhur dhe  udhëheqësin e saj.

Kreu i kishës së re autoqefale të Ukrainës do të jetë Mitropoliti Epiphanes, peshkopi 39-vjeçar i Patriarkatit të Kievit, raporton Associated Press.

Kisha e Ukrainës ka qenë pjesë e Kishës Ortodokse Ruse për shekuj me radhë.

Sinodi i Patriarkanës së Kostandinopojës në tetor vendosi të nisë procesin e dhënies së autoqefalisë për Kishën Ortodokse të Ukrainës, pavarësisht kundërshtimit të mprehtë të Moskës.

Ky zhvillim u ndoq gjithashtu nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, si një vëzhgues pa të drejtë vote.

E gjitha kjo ndodh nën një klimë të tensionuar mes Moskës dhe Kievit, pas një incidenti në detin Azov, ku forcat ruse kanë sekuestruar disa anije ukrainase, duke mbajtur të arrestuar dhe ekuipazhin e tyre.