Bota Masakra në Sri Lanka, mes viktimave dhe 3 fëmijët e njeriut më...

Masakra në Sri Lanka, mes viktimave dhe 3 fëmijët e njeriut më të pasur të Danimarkës

Tragjedi familjare për pronarin danez të kompanisë ASOS, uebsajtit britanik të tregtisë së modës dhe artikujve kozmetikë. Tre nga katër fëmijët e Anders Holch Povlsen, janë ndër viktimat e sulmeve në ditën e Pashkëve në Sri Lanka, ku mbetën të vrarë rreth 300 persona.

Ditët para sulmeve, Alma, një nga fëmijët e njeriut më të pasur të Danimarkës, kishte postuar në Instagram një fotografi të vëllezërve të saj Astrid, Agnes e Alfred në pishinën e një hoteli në Sri Lanka.

Anders Holch Povlsen ishte vetëm 28 vjeç kur trashëgoi nga babai i tij pronësinë e zinxhirit të dyqaneve të veshjeve “Bestseller”. Në atë kohë u njoh me An Storm Pedersen, gruan që më pas do të bëhej bashkëshortja e tij dhe nëna e katër fëmijëve. Ai ka 11 prona në Skoci, dhe një kështjellë. Pronat e tij janë më shumë se 221 mijë hektarë, duke e bërë pronarin e dytë më të madh të tokave në Britaninë e Madhe.

Nga shpërthimet e shumëfishta në kisha dhe hotele të dielën e pashkëve në Sri Lankë, lanë pas vetes 290 të vrarë dhe 500 të plagosur, duke shënuar kësisoj një nga ngjarjet më të dhunshme në atë vend në dhjetë vitet e fundit.