Çdo vit “Dictionary.com” përzgjedh atë që quhet fjala e vitit. Këtë vit, fjala është “keqinformimi.”
“Fjala ka qenë rreth e rrotull për shekuj, por ajo bëri një rikthim të madh në vitin 2018. Kjo është për shkak të sasisë së madhe të informacionit të rremë të përhapur në internet këtë vit”, sipas Dictionary.com.
Dictionary.com thekson “keqinformimi” nuk është e njëjtë me “dezinformimin”.
“Keqinformimi është informacion i rremë që përhapet pa pasur qëllim manipulimi, ndërsa dezinformomi bëhet për qëllime manipulimesh te njerëzit. Shpesh njerëzit shpërndajnë informacione në rrjetet sociale pa pasur siguri apo dijeni për vërtetësinë e tyre, ku shpeshherë janë të dëmshme apo problematike për shoqërinë”, shpjegon arsyen Dictionary.com pse ka zgjedhur “keqinformimin”, si fjalën e vitit.