Kryesore Zyrtarizohet koalicioni opozitar: Ja marrëveshja me 10 pika

Zyrtarizohet koalicioni opozitar: Ja marrëveshja me 10 pika

Partia Demokratike zyrtarizoi sot koalicionin opozitar, e cila ka firmosur edhe një marrëveshje me 10 pika.

Me koalicionin e PD-së u bashkuan partitë kryesore të opozitës që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme nëpërmjet një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

Disa nga partitë nënshkruese janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1- Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2- Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje  të lira dhe të ndershme

3- Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4- Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5- Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6- Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7- Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8- Angazhohemi për lufte pa kompromis  ndaj krimit të organizuar

9-  Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve  të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10- Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitar