Rreth 51% e amerikanëve shprehen pro forcimit të rolit të fesë në shtetet e tyre, kundrejt vetëm 18% që janë kundër, sipas një anketimi të institutit të pavarur “Pew Research Center” e realizuar në disa shtete e publikuar ditën e hënë.
SHBA-ja së bashku me Greqinë u shprehën pro në nivelin e 51%, një nga shtetet perëndimore ku përqindja është më e lartë në mesin e atyre të intervistuar në kuadër të këtij studimi të realizuar paralelisht në 27 shtete në pranverën e 2018.
Pesha e fesë është e rëndësishme në SHBA, pikërisht aty ku presidenti betohet tradicionalisht me dorën e vendosur në Bibël dhe ku citimi “In God We Trust” (Ne besojmë në Zot) përmendet në të gjitha prerjet e kartëmonedhave.
Presidenti Donald Trump konsiderohet si person i afërt me lëvizjen evangjeliste, ku bën pjesë zëvendëspresidenti Mike Pence, i ashpër ndaj komunitetit LGBT dhe kundër abortit.
Në Francë, në Suedi apo në Holandë, situata është pothuajse ndryshe nga ajo e SHBA-së, përkatësisht me 47%, 51% dhe 45% e personave të anketuar nuk mbështesin idenë që feja të ketë një vend më të rëndësishëm në shoqëri.