Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë nën drejtimin e kryeministrit Rama.
Mësohet jozyrtarisht se socialistët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndonëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dy partitë më të mëdha opozitare, kanë djegur afatin për tu rregjistruar në zgjedhje.
Sakaq, sipas burimeve brenda PS pritet që së shpejti të zbardhen dhe emrat e kandidatëve për për kryetar, për 61 bashkitë e vendit.