Juventus me Masimiliano Alegrin mund të mos ndahen në verën e ardhshme edhe pse tekniku livornez dështoi të fitonte Ligën e Kampionëve edhe këtë herë. Për momentin Max Alegri vijon të mbetet kandidati numër për trajnerin e Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm. Kontaktet e drejtpërdrejtë të drejtuesve të Milanit me trajnerin 51-vjeçar nuk kanë çuar gjëkundi dhe ai do të jetë në Torino edhe vitin e ardhshëm futbollistik.
Kështu puna për të ndërtuar Juventusin që do të vazhdojë me Alegrin në “timon”. Në fakt procesi i rinovimit ka nisur tashmë që në verën e sezonit të kaluar dhe pritet qe edhe këtë sesion shitjesh të vazhdojë. Forca të reja, fizikisht dhe mentalisht Alegri i kërkon në çdo repart të Juventusit të tij të ri. Nuk ka një listë të shpenzimeve që pritet të bëhen, megjithëse preferencat për disa lojtarë nuk mungojnë.
Nuk ka emra, por pozicionet ku Alegri i kërkon “5 yjet” e rinj të ekipit të tij në merkato janë të qarta për të gjithë. Me largimin e Marotës, Alegri ia ka bërë të qartë Paratriçit se i duhet një anësorë i cilësisë më të lartë sot në qarkullim bashkë me një qendërmbrojtës të nivelit të lartë për të rënë në paqe me prapavijën. Max Alegri ka kërkuar gjithashtu një qendërmesfushorë, një sulmues krahu dhe një sulmues qendre. Para së gjithash, është e sigurt që duhet të shitet për çdo blerje që do të bëhet. Çështja e buxhetit, pa dyshim, por gjithashtu Juve nuk mund të shenzojë më 100 milionë euro për një lojtarë siç bëri vitin e shkuar.
Një fillim si mbrojtjes qendre, Varan është objektivi më i shtrenjtë. De Lajt ndoshta tashmë është kaluar në pozicion të dytë, ndërsa variantet e tjera për të cilat punohet janë Umtiti, Manolas, Ruben Diaz, Humels e Aldervajd. Tek çështja e mbrojtësit të krahut, faktori De Shiljo do të ndihmojë në çdo rast që të zgjidhet një mes Spinazola apo Aleks Sandro (ose edhe Kanselo). Si prurje Grimaldo është në “pole position” pas kthimit të Zidane te Reali që ka ngrirë pistën Marcelo.
Në qendër Pogba mbetet ëndrra e madhe. Ndërsa alternativat më pak të kushtueshme mbeten Milinkoviç Saviç dhe Kante. Por edhe shpresat për Isko ende nuk janë shuar. Në sulm çdo gjë rrotullohet rreth Dibalës, ndërkohë në vlerësim do të merren edhe ofertat që do të vijnë për brazilianin Dagllas Kosta. Zëvendësuesi i të dyvë është gati te Fiorentina, pasi Paratriçi ka kohë që ka nisur punën për Kiezën. Manzukiç dhe Kin shikohen si zëvendësuesit real të Ronaldos, kur portugezi do të ketë nevojë për pushim. Në horizont për qendrën e sulmit janë Ikardi dhe Lukaku që më shumë gjasa do të ndryshojnë ekip gjatë verës.