Stresi në ambientin e punës mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj mendor por edhe në atë fizik. Më poshtë do të gjeni disa strategji për të menaxhuar mësë miri disa prej burimeve më kryesore të stresit.
Ne shpenzojmë një kohë shumë të madhe në punë, dhe prandaj nuk është aspak çudi që faktorë stresues në ambientin e punës të kënë ndikim nëgativ në shëndeton tonë mendor dhe në atë fizik.
Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në Amerikë ka vërtetuar se faktorë të ndryshëm stresues janë ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare, çrregullimeve psikologjike dhe problemeve të ndryshme muskulare.
Më poshtë do të njiheni me 7 prej burimeve më të përgjithshme të stresit dhe me mënyrat sesi ju mund t’i menaxhoni ato:
Mbingarkesa
Mbigarkesë në punë dhe orë të tejzgjatura shoqërohen padyshim me punonjës të stresuar. Shikoni listën tuaj me projekte dhe organizojini ato nga rëndësia që kanë. Bëjini vetes pyetjen: Çfarë mund të lë për më vonë dhe cilës duhet t’i kushtoj një rëndësi më të lartë?
Komunikoni me menaxherët tuaj në lidhje me afatet e përfundimit të një projekti të caktuar, me përgjegjësitë që ju janë caktuar dhe mbi të gjitha me mbingarkesën e punës. Kërkoni ndihmë nëse e shihni veten tuaj në vështirësi apo nëse nuk mund të vendosni se cilit projekt t’i kushtoni më shumë rëndësi.
Kërkesa të pamundura
Realizimi i kërkesave të pamundura krijon ankth, stres dhe lodhje tek punonjësit. Riorganizojeni edhe një herë listën tuaj të prioriteteve. Ndoshta ju keni nevojë për më shumë kohë në dispozicion. Komunikoni me menaxherët tuaj për t’ju sugjeruar zgjidhjen e një problemi, të cilit ju nuk ia jepnit dot. Dhe si përfundim nëse ju nuk mund të realizoni një kërkesë të caktuar bëni më të mirën për të argumentuar me fakte se përse ajo kërkesë është e pamundur për t’u realizuar.
Ndryshim strukturor
Ndryshimet strukturore brenda një kompanie janë mëse të zakonshme, por kur ato ndodhin shpeshherë brenda një kohe shumë të shkurtër atëherë krijohet një mjedis pune i pasigurtë.
Kur ju jeni të përfshirë në një ndryshim strukturor, mundohuni të kuptoni arsyet e një ndryshimi të tillë dhe mundohuni që të kuptoni se çfarë ky ndryshim nënkupton në nivel organizativ.
Nëse ju nuk jeni dakord për këtë ndryshim që ju është bërë por fatkeqësisht të cilin është e pamundur për ta ndryshuar, atëherë nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm që të fokusoheni në avantazhet që një ndryshim i tillë ju ofron dhe të vazhdoni përpara.
Karriera
Të mos pasurit e një drejtimi të caktuar në karrierën tuaj mund të krijojë paqartësi dhe pasiguri. Të pasurit e një plani për karrierën tuaj, pra atë çka doni të arrini brenda një kohe të caktuar do të ishte faktori që do të bënte diferencën. Merrni kohën që ju duhet për të përcaktuar se çfarë doni të arrini në karrierën tuaj dhe mundohuni që ta realizoni atë.
Mungesë mirënjohjeje
Një numër shumë i madh punonjësish nuk ndihen të motivuar. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup dhe shikoni që puna juaj nuk vlerësohet ashtu siç duhet, fillimisht ju duhet të analizoni punën tuaj, nëse ajo është në nivelin që ju pretendoni dhe më pas të ndërmerrni edhe hapat e tjerë, një prej të cilëve mund të jetë edhe ai që ju të lini punën ku punoni aktualisht për të filluar një punë tjetër në të cilën do të vlerësoheni plotësisht.
Marrëdhënie të këqija me kolegët
Kur ju nuk shkoni mirë me kolegët tuaj, atëherë situata do të marrë të tatëpjetën dhe gjërat do të përkeqësohen akoma edhe më shumë. Shpeshherë jemi të detyruar të punojnë më persona të cilët nuk i pëlqejmë, por fatkeqësisht kolegët nuk mund t’i zgjedhim dot. E vetmja gjë që mund të bëjmë është që të përshtatemi me ta. Mundohuni të kaloni pak më shumë kohë me atë person në mënyrë të tillë që të zbuloni edhe gjëra në të cilat ju mund të gjeni interesa të përbashkëta. Një prej shprehjeve më të bukura të Abraham Lincoln është: “Unë nuk e pëlqej atë njeri, prandaj unë duhet ta njoh atë më mirë”.
Bullizmi
Bullzimi është një prej fenomeneve me të cilin ndeshemi edhe në ambientet e punës, fenonmen ky i cili ka disa dekada që ndodh. Nëse ju e keni kuptuar që po bulloheni nga dikush atëherë merrni hapa për të mbrojtur veten tuaj. Nëse sitauta nuk përmirësohet atëherë fisni me eprorët tuaj. Nëse edhe në këtë rast ju nuk shikoni asnjë përmirësim, atëhere këshillohet që ju të largoheni nga një ambient i tillë.