Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.
Takimi mes Vuçiç dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media. Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiç në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.
Edhe tek takimi mes Vuçiç dhe Mogherinit, temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë./ gazeta expres