Ka përfunduar operacioni i nisur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës nga FNSH, Drejtoria e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim edhe me Shërbimin Informativ Shtetëror.
Mësohet se gjatë aksionit janë arrestuar 8 persona, ndërsa është shoqëruar edhe nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj.
Tetë personat e arrestuar janë nisur drejt Krimeve të Rënda, nën masa të rënda sigurie, ndërsa mes personave të shoqëruar ishin edhe dy femra, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.
Personat e arrestuar janë të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.