7 maji është ditëlindja e tyre, një rastësi e bukur që me siguri i ka bashkuar edhe me shumë me njëri-tjetrin.
Ndonëse të shumë-përfolur për lidhjen e tyre në media, ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga Arbana dhe Eduart Grishaj për një romancë të mundshme.
Megjithatë kjo nuk e ka penguar Arbanën që ta uroj publikisht Eduartin përmes një postimi në InstaStory.
“Gëzuar ditëlindjen binjak”, i shkruan Arbana krahas fotos që ka publikuar të regjisorit të programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Të presim tani nëse edhe Eduarti do të zgjedhë të njëjtën rrugë për të bërë urimin, haptazi!