Në Tiranë ka nisur samiti i Brdo-Brijunit i organizuar nga presidenti Ilir Meta, me praninë e lidërëve kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të Europës.
Me ftesën edhe të presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës marrin pjesë tre anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.
Të ftuar nderi janë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.