Sport “Michael 50”: Ekspozitë e Ferrarit për ditëlindjen e Schumacherit

“Michael 50”: Ekspozitë e Ferrarit për ditëlindjen e Schumacherit

epa03420665 (FILE) German Formula One driver Michael Schumacher (C) celebrates with the Ferrari team after finishing in second place at the Belgian Grand Prix at Francorchamps racing track, 29 August 2004. Schumacher clinched an unprecedented seventh Formula One drivers' title at the Belgian Grand Prix, despite not winning for just the second time in 14 races that season. McLaren's Kimi Raikkonen picked up the victory on the hilly, historic Spa circuit. On 04 October 2012 Schumacher announced that he will retire at the end of the season. This being the second time the 7-season world champion retires. Schumacher's seat at Mercedes will be taken by McLaren's Lewis Hamilton in 2013. EPA/Oliver Weiken

Muzeu i Ferrarit do të hapë një ekspozitë në nder të pilotit legjendar të Formula One, Michael Schumacher, i cili do të mbushë 50 vjeç më 3 janar.

Ekspozita “Michael 50” në muzeun e Ferrarit në Maranello, do të mbahet në bashkëpunim me Fondacionin Keep Fighting të nisur dy vjet më parë nga familja Schumacher.

“Ekspozita u konceptua si një festë dhe një shenjë mirënjohjeje për pilotin më të mirë në historinë e Ferrarit”, tha kompania italiane.

“Ekspozita do t’i mundësojë publikut të zbulojë kontributin që Schumacher dha për zhvillimin e makinës si pilot dhe më vonë si një konsulent”, u shtua më tej.

Schumacher u shpall shtatë herë kampion i botës në Formula One dhe fitoi pesë tituj me Ferrarin.

Por piloti legjendar pësoi plagë të rënda në kokë pesë vjet më parë në një aksident ski.

Prej atëherë ai vijon në gjendje koma.