Shtetet e Bashkuara po dërgojnë sistem mbrojtës raketor në Lindjen e Mesme për shkak të përshkallëzimit të tensioneve me Iranin.
Një luftanije me automjete dhe avionë në bord, do t’i bashkohen aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln, e cila gjendet tashmë në Gjirin Persik.
Gjithashtu Pentagoni njoftoi se disa bombardues amerikanë “B-52” kanë mbërritur në bazën e Katarit. SHBA thotë se këto lëvizje janë një kundërpërgjigje ndaj kërcënimit të mundshëm të forcave amerikane në rajon nga Irani.
Megjithatë Teherani ka mohuar një gjë të tillë, duke e cilësuar pretendimin “një mashtrim”. Regjimi iranian thekson se lëvizjet e fundit të Uashingtonit janë lëvizje taktike dhe psikologjike për t’i bërë presion vendit.
Përshkallëzimi i situatës erdhi pasi Irani njoftoi rinisjen e pasurimit të uraniumit dhe aktiviteteve bërthamore.
Ky vendimi i presidentit Hasan Ruhani, erdhi një vit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga pakti bërthamor i firmosur në vitin 2015 nga fuqitë e mëdha. Irani akuzon vendet nënshkruese se nuk kanë përmbushur kushtet e marrëveshjes, pra nuk kanë lehtësuar sanksionet.