Një pilot në Mianmar është shndërruar në hero, pasi ka arritur të ulë avionin pa rrotat e para duke bërë që asnjë nga 89 pasagjerët në bord të mos pësonin lëndime.
Piloti i avionit të “Myanmar National Airlines” nuk po i funksiononin rrotat e para dhe u detyrua të ulej edhe pse ato nuk u hapën.
Ai ndoqi procedurat, duke djegur karburantin e tepërt për të zvogëluar peshën e avionit dhe më pas vendosi të ulej, tha një deklaratë kompania, ku vlerësonte pilotin.
Video të publikuara në internet tregojnë avionin me pjesën e përparme të vendosur në pistë. “Piloti bëri një punë të shkëlqyer”, tha Win Khant, ministri i Transportit në Myanmar.
Brenda një jave, ky ishte aksidenti i dytë ajror.
Të mërkurën, një avion i “Biman Bangladesh Airlines” doli jashtë pistës duke përfunduar në lumë në aeroportin ndërkombëtar të Yangon, të paktën 17 persona mbetën të plagosur.