Sport Wanda Nara: Mauro përshtatet me Ronaldon, do t’i pëlqente të luante te...

Wanda Nara: Mauro përshtatet me Ronaldon, do t’i pëlqente të luante te Juventus

Të shumta kanë qenë zërat për të ardhmen e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi. E ftuar në studion e emisionit “Tiki Taka”, bashkëshortja e argjentinasit, Wanda Nara, ka deklaruar për të disatën herë se Mauro do të qëndrojë me ekipin aktual.

“Gazetat vazhdojnë të thonë se Icardi do të largohet. Unë jam mërzitur duke përsëritur se ai do të qëndrojë te Interi. E vërteta është se në ditët e para të merkatos, unë e fik telefonin, pasi ka shumë oferta, por ai ka zgjedhur të qëndrojë te Interi. Ekipet më të mira më kanë pyetur për situatën e Mauro, trajnerët më të mirë e duan atë.

Gjithkush e dëshiron Icardi-n. Megjithatë, nga ajo që thotë Spalletti, duket se dikush brenda Interit nuk e dëshiron Icardi-n. Sponsori është i njëjtë dhe së shpejti do ta thërrasë Mauro për të pozuar me fanellën e re. Më duket e çuditshme kjo gjë, se ndoshta vjen një trajner i ri dhe do të thotë: Icardi, nuk të dua tek Interi.

Atij do t’i pëlqente nëse do të shkonte te Juventusi. Mund të përshtatej me Cristiano Ronaldon,” u shpreh Wanda.