Zëri i Amerikës në Shqip feston këtë të hënë 76-vjetorin e emisionit të tij të parë. Transmetimet në gjuhën shqipe filluan më 13 Maj të vitit 1943, u ndërprenë në vitin 1945 dhe rifilluan sërish të pandërprera më 13 maj të vitit 1951.
Sot pas 76 vjetësh, misioni ynë mbetet i njëjtë: të sjellim tek ju lajmin e saktë, të besueshëm dhe të balancuar.
Sipas anketës së fundit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM) zhvilluar në vitin 2018, programet në gjuhën shqipe, në të gjitha platformat mediatike, kanë një ndjekshmëri javore prej 60.5 për qind në Shqipëri dhe 64 për qind në Kosovë.