Një ditë pas shkarkimit të Luciano Spallettit, Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Antonio Conte.
Njoftimi i klubit zikaltër është bërë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje përmes një “cicërime” në Twitter. Veç zyrtarizimit, në faqen zyrtare të klubit është pasqyruar edhe një foto e madhe e trajnerit të ri që shtrëngon duart me presidentin Steven Zhang.
Është pikërisht manjati kinez, ai që cakton edhe misionin e trajnerit. “Jam i sigurtë se Antonio Conte është një prej trajnerëve më të mirë që ekzistojnë sot, – thotë Zhang. – Jam po aq i bindur se do të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë, të realizojë misionin tonë, që është gjithnjë i njëjti: ta ngremë këtë klub mes më të mirë në botë”.