Kryeministri i Edi Rama ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë për nder të “Natës së Kadrit”, natë kjo shumë e veçantë për agjëruesit islamë.
Rama duke iu uruar agjërim të mbarë e të pranuar për besimtarët, ai kishte edhe një mesazh për politikën shqiptare në tërësi, ndërsa për opozitën tha të mos largohet nga rruga e arsyes.
“Të dashur miq, ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari, ku buka që ndajmë së bashku është dëshmia më domethënëse se si zemra i flet zemrës. Në sofrën e iftarit ka vend për të gjithë edhe për hipokritët, për të cilët i shenjti Kur’an dëshmon se janë gënjeshtar.
Për të përligjur forcën hipokritët përpiqen t’i afrohen forcës që mbart shembulli që ta shpërdorojnë. Megjithatë më të fortë se sa shembulli i pararendësve nuk ka dhe tu përngjash atyre është vyrtytit.
Jemi sidoqoftë të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi veshë të dëgjojmë që pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet.
Dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Qoftë edhe kjo banesë meditimi sot e kthyer në e tillë për shkak të sofrës së iftarit, një shëmbëlltyrë për përultësi për paqe dhe dashtë zoti rrezatoftë edhe më gjerë. Po në fund fare siç thotë fjala në Kuran: Këtë banesë të mrame ua japim atyre që nuk duan të jenë kryeneç dhe të marrin njerëzit në qafë dhe gjithçka në fund iu përket atyre që iu ka përkitur gjithmonë. janë ata që i frigohen zotit, Ju qoftë i lehtë dhe i pranuar agjërim besimtarëve”, tha mes tjerash Rama.