Bota Trump shpall zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Trump shpall zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Presidenti amerikan Donald Trump do të formalizojë kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial në Shtëpinë e Bardhë, në datën 18 qershor.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter, Trump saktëson se do të shpallë kandidaturën në Orlando, Florida  gjatë një takimi elektoral.

Ai shtoi se do të zyrtarizojë garën presidenciale për mandatin e dytë se bashku me Zonjën e Parë Melania, zv/presidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij Karen Pence, në 18 qershor para 20 mijë të pranishmëve.

“Bashkohu me ne për këtë garë historike” përfundon mesazhin e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë.