Një femër “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit “Wanda Metropolitano” të Madridit, ku po zhvillohet finalja emocionuese e Champions League mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, pjesa e parë e së cilës është mbyllur me avantazhin e “The Reds”, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e forcave të sigurisë për ta nxjerrë nga fusha.
Ndonëse ka të bëjë me Rusinë, këtë herë invazioni në fushë nuk ka lidhje me politikën, por me një faqe pornografie.
Femra me forma të bollshme, edhe pse dukej e palestruar, mbante veshur një kostum plazhi që me emrin e një faqeje interneti ruse me materiale “me pullë të kuqe”, e hyri në fushë gjatë 45 minutëshit të parë.
Ajo madje është identifikuar si Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, i cili është themeluesi i faqes pornografike. Ajo ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon rregullisht foto të sajat gjysmë e zhveshur.
Edhe pse kanë edhe një kanal të dedikuar për materiale jo në kufijtë e pornografisë në Youtube, me gati 1.6 miliardë shikime, pronari Vitaly Zdorovetskiy njihet më së shumti si “VitalyzdTv” e ka qenë më parë si aktor i filmave “hot” në vitin 2011.