Kryesore “Komplotuan sulme”, Pompeo: Përgëzoj dëbimin e iranianëve nga Rama

“Komplotuan sulme”, Pompeo: Përgëzoj dëbimin e iranianëve nga Rama

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një agjent tjetër, pasi sipas tij komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, Pompeo thotë se përgëzon vendimin e kryeministrit Edi Rama për dëbimin, ndërsa sipas tij bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje.

“Përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”- shkruan Pompeo në Twitter.