Sport Sarri i “shkel syrin” Juves dhe ka një përgjigje për tifozët e...

Sarri i “shkel syrin” Juves dhe ka një përgjigje për tifozët e Napolit

Maurizio Sarri ka dhënë një intervistë për “Vanity Fair”, ku fjalët e teknikut të Chelseat duket se japin një sinjal të qartë, që dëshira e tij është të rikthehet në Itali, aty ku Juventusi po e kërkon me ngulm, për t’i dhënë vendin e lënë bosh pas largimit të Allegrit.

“Te Chelsea ka qenë një vit i vështirë. Kemi vuajtur shumë, por në fund ia dolëm të renditemi në 4-she dhe të fitojmë Europa Leaguen.

Për ne italianët, thirrja nga shtëpia (vendlindja) është e fortë. E ndjen sikur të mungon diçka. Ka qenë një vit i lodhshëm. Kam filluar të ndjej peshën e distancës nga miqtë dhe prindërit e moshuar që i shoh rrallë. Por, në moshën time marr vetëm vendime profesionale. Nuk do të jem në gjendje të trajnoj për 20 vite. Kur kthehem në Toskana ndihem si i huaj, kam fjetur vetëm 30 net në disa vite atje”, këto janë arsyet që e shtyjnë Sarrin të kthehet në Itali.

Tekniku është pyetur nga “Vanity Fair” edhe mbi raportet speciale me tifozerinë e Napolit, që ndër të tjera i ka kërkuar Sarrit të refuzojë Juven, për të mos i zhgënjyer ata.

“Napolitanët e dinë dashurinë që unë ndjen për ta. Vjet zgjodha të dal jashtë vendi që të mos shkoj tek një skuadër tjetër italiane. Profesioni mund të na çojë në rrugë të tjera, por marrëdhënia nuk do të ndryshojë. Besnikëri është të japësh 110% kur je aty. Çfarë do të thotë të jesh besnik? Po nëse një ditë klubi ju largon? Çfarë bën ti: qëndron besnik për një grua me të cilën u divorcove? Flamurtari i fundit ishte Totti, në të ardhmen ne do të jemi zero.”