Kryesore FOTO: Deputeti demokrat pa shënjestër, Ramës i fluturon veza pranë kokës

FOTO: Deputeti demokrat pa shënjestër, Ramës i fluturon veza pranë kokës

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me tension pas rikthimit të opozitës, pasi në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit nga foltorja dhe tentoi që ta qëllonte me vezë dhe një top boje, ndërsa i tha: “E ke nga studentët”.

Vezët dhe boja nuk e prekën kreun e qeverisë.

Në këtë moment ndërhyri garda e Republikës, Rama kërkoi që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi nga seanca deputetin Hasa.

Drejt foltores u ngritën edhe deputetë të tjerë të PD-së, por seanca u mbyll.

Kjo nuk është hera e parë që përjashtohet Hasa nga Kuvendi për sjellje të tilla.