Dorëshkrimi origjinal i “Znj. Dalloway” të Virginia Woolf-it do të publikohet për herë të parë.
Teksti i shkruar me dorë, bashkë me shënimet dhe rishkrimet nga autorja do të behët i prekshëm për publikun e gjerë.
Dorëshkrimi me shkrim dore të romanit “Znj. Dalloway” do të publikohet për herë të parë, duke zbuluar edhe ndryshime të shumta që autorja i bëri një prej veprave të saj më të famshme.
Dorëshkrimi, i cili u shkrua me penë ngjyrë vjollcë në tre fletore ndërmjet qershorit të vitit 1923 dhe tetorit të vitit 1924, tregon, gjithashtu, se Woolf ndryshoi titullin nga “Orët”, që e kishte titulluar fillimisht veprën, si dhe fjalinë e parë për ta filluar librin me fjalinë e famshme: “Zonja Dalloway tha se do t’i blinte vetë lulet”.
Dorëshkrimi, gjithashtu, tregon shënimet e Woolf-it në anët e fletoreve dhe tregon se si fillimisht Clarissa Dalloway ishte ideuar për tu vetvrarë, por në fletoret e saj autorja e ndryshoi historinë duke shkruar vetëvrasjen e një tjetër karakteri, veteranit të luftës Septimus Warren Smith.
Në vitin 1941, pas vdekjes së Virginia Woolf-it, bashkëshorti i saj Leonard Woolf ia dërgoi dorëshkrimin mikes së Ëoolf-it, Vita Sackville-West, që e mbajti atë deri në vdekjen e saj në vitin 1962. Një vit më vonë dorëshkrimi u ble nga Departamenti i Dorëshkrimeve të Muzeut Britanik, tani pjesë e Bibliotekës Britanike.
Dorëshkrimi do të publikohet në qershor nga shtëpia botuese pariziane SP Books dhe do të shoqërohet nga një numër artikujsh nga ekspertja e Virginia Woolf-it, Helen Wussow, si dhe autori Michael Cunningham, shkrimtari i biografisë Orët, romanit që u bë dhe film dhe ishte i bazuar në jetën Virgina Woolf-it dhe i frymëzuar nga romani Znj. Dalloway.