Sport Forbes / Messi, sportisti më i paguar në botë

Forbes / Messi, sportisti më i paguar në botë

Lionel Messi është në krye të klasifikimit të përvitshëm të Forbes, ‘Sportistët më të paguar në botë’ për vitin 2019. Ylli i Barcelonës renditet në vend të parë ndër 100 sportistë sa u përket të ardhurave.

Në klasifikimin e Forbes përfshihen 10 sporte të ndryshme dhe atletë nga 25 vende, për një total prej 4 miliardë dollarësh (+5% krahasuar me vitin e kaluar) mes shpërblimeve, pagave dhe sponsorizimeve, në periudhën qershor 2018 – qershor 2019.

Në këtë renditje, dominon sporti i basketbollit, me 35 atletë nga 100 dhe sportistët amerikanë, 62 nga 100. Në total, basketbollistët e top 100 kanë fituar 1,3 miliardë dollarë (972 milionë dollarë nga paga dhe 321 milionë dollarë nga sponsorizimet), ndjekur nga lojtarët e futbollit amerikan (775 milionë) dhe futbollistët (457 milionë dollarë).

Messi është në krye të renditjes me 127 milionë dollarë (rreth 112 milionë euro), 35 milionë euro vijnë nga sponsorët Adidas, MasterCard, PepsiCo etj.

Në podium janë Cristiano Ronaldo (109 milionë dollarë; 65 milionë nga paga dhe 44 milionë nga sponsorizimet) dhe Neymar (105 milionë dollarë; 75 milionë nga paga dhe 30 milionë nga sponsorizimet), – një podium i gjithi me futbollistë, për herë të parë në klasifikimin e Forbes.  E vetmja femër në këtë renditje është Serena Williams, në vendin e 63-të, me 29,2 milionë dollarë. Ajo është e vetmja grua ndër 100 sportistët më të paguar të klasifikimit të Forbes, për të dytën herë në tre vjet.

 

Top 20

1.Lionel Messi, 127 milionë dollarë (92 nga paga/shpërblime dhe 35 nga sponsorë);

2.Cristiano Ronaldo, 109 milionë dollarë (65 nga paga/shpërblime dhe 44 nga sponsorë);

3.Neymar, 105 milionë dollarë (75 nga paga/shpërblime dhe 30 nga sponsorë);

4.Canelo Alvarez (boks), 94 milionë dollarë, (92 nga paga/shpërblime dhe 2 nga sponsorë);

5.Roger Federer (tenis), 93,4 milionë dollarë (7,4 nga paga/shpërblime dhe 86 nga sponsorë);

6.Russell Wilson (futboll), 89,5 milionë dollarë (80,5 nga paga/shpërblime dhe 9 nga sponsorë);

7.Aaron Rodgers (futboll), 89,3 milionë dollarë (80,3 nga paga/shpërblime dhe 9 nga sponsorë);

8.LeBron James (basketboll), 89 milionë dollarë (36 nga paga/shpërblime dhe 53 nga sponsorë);

9.Steph Curry (basketboll), 79,8 milionë dollarë (37,8 nga paga/shpërblime dhe 42 nga sponsorë);

10.Kevin Durant (basketboll), 65,4 milionë dollarë (30,4 nga paga/shpërblime dhe 35 nga sponsorë);

11.Tiger Woods (golf), 63,9 milionë dollarë (9,9 nga paga/shpërblime dhe 54 nga sponsorë);

12.Ben Roethlisberger (futboll), 55,5 milionë dollarë (54,5 nga paga/shpërblime dhe 1 nga sponsorë);

13.Lewis Hamilton (F1), 55 milionë dollarë (45 nga paga/shpërblime dhe 10 nga sponsorë);

14.Anthony Joshua (boks), 55 milionë dollarë (45 nga paga/shpërblime dhe 10 nga sponsorë);

15.Khalil Mack (futboll), 55 milionë dollarë (54 nga paga/shpërblime dhe 1 nga sponsorë);

16.Russell Westbrook (basketboll), 53,7 milionë dollarë (35,7 nga paga/shpërblime dhe 18 nga sponsorë);

17.Novak Djokovic (tenis), 50,6 milionë dollarë (20,6 nga paga/shpërblime dhe 30 nga sponsorë);

18.Mike Trout (bejsboll), 50,6 milionë dollarë (47,6 nga paga/shpërblime dhe 3 nga sponsorë);

19.Phil Mickelson (golf), 48,4 milionë dollarë (12,4 nga paga/shpërblime dhe 36 nga sponsorë);

20.James Harden (basketboll), 47,7 milionë dollarë (30,7 nga paga/shpërblime dhe 17 nga sponsorë).