Janë 25 deputetë të opozitës së re në Parlament që sot bashkuan votat me mazhorancën për të miratuar rezolutën që dënon vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Ky votim tregon se dy grupet parlamentare të formuara nga deputetët e hyrë nga listat e PD dhe LSI nuk janë të unifikiuar, të paktën kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme. Rudina Hajdari është kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat dhe nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të këtij grupi kanë votuar në favor të rezolutës.
Nimet Musaj, kreu i Grupit Parlamentar të Pavarur, ka votuar gjithashtu pro rezolutës, por disa deputetë të këtij grupi nuk morën pjesë në votim ose u shprehën kundër.
Rezoluta kundër Metës u miratua me 100 vota pro.
Lista me emrat e deputetëve të opozitës që votuan pro rezolutës
Eugen Bojaxhiu
Ediola Braha
Arlind Cacani
Arben Elezi
Kujtim Gjuzi
Majlinda Halilaj
Halil Jakimi
Selami Jenisheri
Ligoraq Karamelo
Korab Lita
Aurora Mara
Ervis Meco
Myslim Murrizi
Nimet Musaj
Ostaq Papa
Andi Permeti
Enver Roshi
Krenar Rryci
Ylli Shehu
Zef Shtjefni
Nikolin Staka
Edmond Stoku
Halit Valteri
Elena Xhina
Alban Zeneli