Kryesore Basha i pandehur për lobimin rus në SHBA/ Rama: Pastrim i pastër...

Basha i pandehur për lobimin rus në SHBA/ Rama: Pastrim i pastër parash

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj lajmit për marrjen të pandehur nga Prokuroria për lobimin rus në SHBA të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy funksionarëve të lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë njësisë nr.11 në Tiranë, kryeministri Rama tha se “ai është pastrim i pastër, minimumi. Imagjino ta kishim bërë ne, se çfarë kush e di se ku do ishim”.

“Ata duhet të tregojnë ku i kanë gjetur paratë, ai 7 herë ka thënë gjëra të ndryshme, u mblodhën 100 shqiptarë Nju Jork e i mblodhën lekët, por unë nuk i njoh, u mblodhën 100 bamirës për të mbështetur gjeniun e zhvillimit”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “gaboi keq shumë Basha që pas marrëveshjes e kompleksuan ata. E Vetëm gjë prej lideri që ka bërë ka qenë marrëveshja. E vetmja gjë me mend”.

“Në 2013 ishim në opozitë fituam me PD-në e Saliut . Tani nuk paskemi mund dot Lulin në 2017 dhe kemi blerë zgjedhjet , i bie që ka qenë PD më e dobët me Saliun se me Lulin. Saliun e ke mund me të drejtë dhe Lulit ia paske marrë”, tha Rama.