Qentë kanë evoluar muskujt rreth syve të tyre për t’u dukur tërheqës për njerëzit. Kjo është treguar për herë të parë nga kërkimet shkencore.
Muskujt i lejojnë qentë të ngrenë njërën vetull duke dhënë një pamje të trishtuar, të ngjashme me shprehjen e fytyrës tek njerëzit.
Autorët e kërkimit thonë se ngritja e vetullës nga ana e qenve shkakton një reagim përkujdesës tek njerëzit.
Muskujt i bëjnë sytë e qenve të duken më të mëdhenj dhe të ngjashëm me ato të fëmijëve.
Shkencëtarët thonë se hapi evolucionar mori rreth 33.000 vite, që daton që nga koha kur paraardhësit tanë filluan të zbusin ujqërit.
Ky është shembulli i vetëm i një kafshe shprehja e fytyrës së të cilit ka ndryshuar si pasojë e zbutjes.
Që do të thotë se qentë janë në gjendje të tregojë një shprehje të syve njerëzor, më shumë sesa shimpanzetë.
Shkencëtarët bënë zbulimin duke krahasuar anatominë e qenve dhe ujqërve.
Përveç muskujve të vetullave, muskujt e fytyrës së qenve dhe ujqërve janë të ngjashme.
“Studiuam sjelljen e qenve dhe ujqërve. Kur ishin përballë një njeriu për dy minuta, qentë ngrinin vetullat e tyre më shumë dhe në intensitete më të larta sesa ujqërit”, tha Juliane Kaminski, nga University of Portsmouth.