Reagimit të ashpër te militanteve te PD-se ne SHkoder, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i eshte pergjigjur ne rrjetet sociale per ngjarjet në Qendrën e Votimit në Shkodër.
Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj flet për përpjekje të turpshme të përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër.
Lleshaj fton qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.
Minsitri thekson se asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron.
“Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve” përfundon Lleshaj.
Por ish-deputeti i PD-së, bardh Spahia, i pranishëm në tensionet mes policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Shkodrës, tha se ky ishte vetëm fillimi i revoltës popullore.
“Ky ishte vetëm fillimi revoltës popullore ndaj atyre që po tentojnë t’ju imponojnë qytetarëve shqiptarë votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i shkodranëve ndaj tentativë për të iniciuar procedurat për zgjedhjet false.
Edi Rama dhe ministrat e tij janë kapur në vjedhje, në trafikim të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, tani më me fakte, ze e figurë.
Është vetëm fillimi i asaj që Edi Rama dhe banda e tij po i detyrojnë qytetarët shqiptarë të bëjnë. Kjo nuk ishte dhunë, dhunë ishte ajo që bëri policia e shtetit.
Ta harrojë Edi Rama dhe kushdo se mund t’i imponohet Shkodrës. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që qytetarët shqiptarë dhe qytetarët shkodranë do t’i bëjnë të shikojnë”, tha Spahia.