Politika Protesta në Dajç, Rama zgjedh rrugën dytësore për të kaluar Lezhën

Protesta në Dajç, Rama zgjedh rrugën dytësore për të kaluar Lezhën

Kryeministri Edi Rama ka shmangur aksin kryesor Lezhë-Shkodër, pasi në kryqëzimin e Dajçit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i protestuesve të opozitës.

Mësohet se Rama ka zgjedhur një rrugë dytësore për kaluar Lezhën. Aktualisht, kryeministri Rama ndodhet në bashkinë e Vaut të Dejës, ku po prezanton kandidatin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga Presidenti i Republikës).

Rama do të zhvillojë takim elektoral edhe në Shkodër, por kryebashkiakja Voltana Ademi nuk pranoi të firmoste lejen, pasi ka njohur dekretin e Ilir Metës.