Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Associated Press” tha se qëllimi kryesor i opozitës është të prishë përpjekjet e vendit për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Rama tha në një intervistë këtë të premte se ai ishte i vendosur që zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të mbahen pavarësisht trazirave të opozitës që prej mezit të shkurtit.
“Është bërë për të ndikuar, dhe për të ndikuar negativisht. Është bërë për t’i treguar Evropës se ky vend nuk është i qëndrueshëm, se ky vend nuk meriton të merret seriozisht”, tha Rama, duke iu referuar protestave që kanë qenë të dhunshme.
I veshur një këmishë me mëngë të shkurtra, me “PS 30” të stampuar, gjatë intervistës me AP.
Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje tjetër duke thënë se “është koha për të dëgjuar njerëzit”, dhe shtoi se do të rifillojë thirrjet për dialog të pakushtëzuar pas votimeve.
Rama tha se argumentet e opozitës “nuk qëndrojnë”, duke shtuar se ka “një plan të qartë për të prishur procesin politik, negociatat me procesin e BE”.
Ai tha se udhëheqësit e opozitës kanë frikë se negociatat e anëtarësimit në BE do të hapen me fokus te gjyqësori, duke përfshirë nëse zyrtarët e lartë duhet të paditen për rastet e korrupsionit.
“Vendi duhet të provonjë se ky është një vend ku sistemi i drejtësisë nuk ka asnjë problem gjykojë, padisë, dënojë dhe të parandalojë veprimtarinë kriminale të kujtdo”, tha Rama.
“Epoka e mosndëshkimit do të përfundojë dhe ky është problemi” për opozitën, tha ai.