Cilat janë pikat e dobëta e të forta të kësaj shenje që influencojnë pozitivisht ose jo për të përmbushur ambiciet dhe shanset për sukses.
Si Dash që jeni, posedoni cilësi të mëdha për sukses. Jeni kurajozë, të vendosur, të ndershëm, pasionantë dhe optimistë. Jeni vërtet një prej shenjave më të rëndësishme të zodiakut.
Megjithatë keni edhe disa pika të dobëta, të cilat duhet t’i dini. Ashtu siç jeni të durueshëm, mund të jeni dhe të padurueshëm, agresiv dhe impulsiv.
Për të menaxhuar mungesën tuaj të durimit, merrni një moment për të marrë frymë dhe për të pranuar se jo të gjithë ecin në të njëjtën vijë kohore.
Provoni të kaloni kohë në natyrë ose të bëni aktivitete si Yoga për të frenuar agresivitetin tuaj. Të qenit impulsiv mund të jetë diçka ngazëlluese, por nuk është gjithmonë inteligjente.
Përpiquni t’i mendoni në mënyrë më të thellë vendimet që merrni dhe t’u kërkoni këshilla njerëzve që keni rreth jush para se të ecni para me diçka.