Sport Guardiola flet para të burgosurve: Kurrë president, më pëlqen era e barit

Guardiola flet para të burgosurve: Kurrë president, më pëlqen era e barit

Vizita e Pep Guardiolës në burgun e Lledoners la pas shumë tema për diskutim. Trajneri aktual i Manchester City vizitoi politikanët katalanas, të mbyllur në burgun e rajonit Bages, ku mbajti edhe një fjalim për të burgosurit.

Ajo që nuk e dinim ishte se Pep kishte marrë pjesë në programin e radios së brendshme në burg.

Një audio, që gazetari Xavi Torres e ka nxjerrë në dritë, trajneri katalanas shqyrton shumë aspekte të jetës së tij të përditshme, veçanërisht në nivelin politik: “Katalonja në Angli pëlqehet shumë. Pothuajse të gjithë flasin mirë për gjithçka që kemi, për klimën, për fuqinë tonë kulinare. 

Nuk më pëlqen shumë politika, sepse tregon shumë gjëra, që nuk janë njerëzore. Unë kam bërë shumë mirë në jetë, si shumë njerëz, sepse puna më ndihmon. Unë jam nga një familje shumë e përulur, vij nga një qytet shumë i vogël. Familja ime më ka ndihmuar gjithmonë për ta vënë veten në anën e më të dobtëve. 

Unë jam më shumë i krahut të majtë. Më pëlqen ta shoh politikën nga jashtë. Unë mendoj se të gjithë bëjmë paksa politikë, sepse e kemi për detyrë t’i shprehim mendimet tona”.

Për mundësinë e të qënit një lider, Pep thotë: “Unë mendoj se e bëj mirë këtë si trajner. Të jesh një lider politik do të thotë të shkosh në shumë darka e takime ekzekutive dhe kjo nuk më tërheq. Më pëlqen era e barit, konkurrenca, nervat, humbja e lojës, fitorja…”